Ku shkoi pasuria e shqiptarëve? Dokumentari sonte në mbrëmje në “Gjurmë shqiptare”
02/05/2020 15:20
Pas rënies së regjimit komunist, për të ringritur ekonominë shqiptare u zgjodh të zbatohej një reforme radikale. Ajo u njoh si terapia e shokut.
Por a funksionoi kjo reformë në Shqipëri ? Çfarë u fsheh pas saj ? A pati plane të nëndheshme të imponuara edhe nga fqinjët ?
Qindra ndërmarrje, uzina dhe fabrika u shkatërruan. Por a kishte të tilla që mund t’i mbijetonin ndryshimit ? Përse u prenë zona të tëra me agrume e ullishte ?
Gjurmë Shqiptare e gazetarit Marin Mema do të sjellë sot në mbrëmje në 20:10 një hulumtim që do të përpiqet të hedhë dritë mbi atë që ndodhi në të.
Top Channel