Vrapues e çiklistë dolën sot për herë të parë në rrugët bregdetare të Spanjës teksa dhe kombe të tjera evropiane po nisin daljen e kujdesshme nga karantina e koronavirusit.
Amatorët më të zellshëm të stërvitjes në Spanjë dolën për herë të parë mëngjesin e sotëm pas 49 ditë izolimi, për të shfrytëzuar në maksimum fashën 4-orëshe të lirisë paradite, e cila shoqërohet dhe me një copë liridaljeje 20.00 deri në 22.00, në darkë.
Dje Austria ka anulluar çdo kufizim të lëvizjes teksa minsitri i shëndetësisë Rudolf Anschober njoftoi planin e daljes së plotë nga bllokada brenda majit.
Austria këtë muaj ka lejuar dhe hapjen e floktoreve.
Megjithse austriakët tashmë mund të lëvizin lirisht në qytetet apo qytezat e tyre, vetëm pas 15 majit ata do të mund të hanë në një restorant.
Por mëngjesi i sotëm ishte më i veçantë në ‘lungomaren’ e Barcelonës e njohur si La Carretera de les Aigues (Rruga e Ujërave) ku prej popullimit te madh, mbajtja e distancimit social ishte ende e vështirë.
Në një konferencë shtypi sot kryeminsitri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi fondin 15 miliardë euro të rindërtimit, dhe sinjalizoi mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo formë të transportit publik.
Qeveria e Madridit thotë se rekomandon fuqimisht përdorimin e maskave dhe do të shpërndajë 10 milionë maska për autoritetet lokale të qyteteve.
Por në disa pjesë të Madridit sot entuziastët e sporteve shiheshin afër me njëri-tjetrin dhe shumica pa maska.
Në Madrid të rinjtë që duan të bëjnë sporte individuale si vrapim ose biçikletë mund të dalin nga ora 06.00 deri në 10.00, ose dhe në fashën e darkës 20.00 deri në 23.00.
Për ata mbi 70 vjeç dalja e zbavitjes kryhet 10.00 deri në 12.00 ose dhe 19.00 deri në 20.00.
Top Channel