“Skemë e re piramidale”/ U akuzua se mashtronte njerëzit, rrëfehet Ledion Muçaraku

01/05/2020 16:03

Në emisonin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Ledion Muçaraku.

Ledioni, u arrestua nga policia e Fierit në vitin 2014, pasi ishte pjesë e një rrjeti mashtrimi që asokohe u quajt “skemë e re piramidale”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vendosi që Ledioni për këtë vepër penale të dënohej me 15 vite burg, nga të cilat ka bërë katër vite e pak muaj. Në studio Ledioni pranon se ka dhënë para me fajde. Por mohoi të ketë luajtur rolin e sekserit, për të cilën shkruhej gjerësisht, në momentin që ai u arrestua. Ai thotë se me studentët nuk është marrë, sepse kishte frikë se mos e regjistronin me anë të telefonave. Nga e gjithë kjo punë, ai thotë se ka përfituar diku te 50 mijë eurot. Por që nuk kanë qenë asnjëherë cash (para të thata), sepse paratë qarkullonin vazhdimisht. Megjithatë, Lediani shprehet se i është mirënjohës policisë që i shpëtoi jetën, sepse nga dhënia e parave me fajde janë vrarë shumë persona, thotë ai.

“Kur jepja lekë me fajde, i jepja për në nevojë, ishin të detyruar për të më kthyer lekët, sepse e gjitha bëhej me noter. Gjirokastriti kur harxhon 3.600 lekë vret veten e tij. Ku kishte taksa asokohë. Nëse jepja 1 milionë lekë, do të merrja 1 milion e 200 mijë. Në shumë posedues vajti 50 e ca mijë euro, merrja nga Hakiu, ia jepja Haxhiut, i merrja Haxhiut, ia fusja një tjetri. S’është e vërtetë që jam sekser. Unë me studentët nuk merresha, sepse ato kishin celular dhe më regjistronin. Unë i jepja me kontratë, i jepja me noter. Nuk do e bëja më asnjëherë tjetër. Jam penduar për gabimet që kam bërë. Mosdeklarimi i pasurisë dhe një skemë mashtruese piramidale, që u ngrit nga shteti, është se s’ka arsye për të dhënë lekët me fajde. A e dini sa janë vrarë njerëzit prej lekëve me fajde? Shumë biznesmenë në Gjermani, më kanë dhuruar para, me ato jetoj”, tha Ledioni.

Top Channel