“Plaku dhe liqeni” në Pogradec/ Peshkatari që doli pas karantinës dhe u kthye me vetëm 1 peshk

01/05/2020 12:21

Selman Basholli, peshkatar prej 30 vitesh pas 5 orësh në ujërat e liqenit të Pogradecit e përfundoi ditën e tij të punës vetëm me një peshk të kapur.

Pandemia e ka kushtëzuar orarin e peshkimit ndërsa pavarësisht përpjekjes për të siguruar diçka për familjen e tij liqeni nuk ishte shumë bujar.

Prej mëse një muaji Selmani nuk kishte dalë në ujërat e liqenit për shkak të pandemisë ndërsa tregon se ky nuk është një muaj i favorshëm për peshkimin.

Peshkimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm për tregun konsumator por peshkatarët kanë qenë të kushtëzuar në punën e tyre duke u detyruar që të respektojnë oraret e lejuara edhe pse shumë herë mundi u shkon kot.

Top Channel