Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 234.140, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 3.308.913 dhe numri i të shëruarve në 1.043.000, në të gjithë botën.
Sipas këtyre të dhënave numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 230 mijë.
SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 1.095.304 raste të konfirmuara pozitive dhe mbi 63 mijë vdekje. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur.
Me 27.967 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 239.639 të infektuar.
Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh i shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Top Channel