Makina dhe sirena/ Vogëlushit që mposhti kancerin dhe koronavirusin, i bëhet pritje madhështore

01/05/2020 21:13

Një 7- vjeçar nga Massachusetts i SHBA-ve, i cili mposhti kancerin dhe koronavirusin, iu bë një pritje madhështore në shtëpi, kur doli nga spitali. Gavin Bernnan, iu bë një paradë e vërtetë makinash e sirenash nga departamenti i policisë, në bashkëpunim me atë të zjarrfikëses.

Gavin, shtatë javët e kaluara i kaloi i shtruar në spital, duke kryer kimioterapinë ndaj kancerit, por edhe duke luftuar ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, nëna e Gavin, April tha: Ne jemi duke fluturuar nga gëzimi. Gavin është shumë i zgjuar, ai tashmë po vrapon dhe s’është më i ulur në karrocën me rrota. Sigurisht, kjo ditë është e tija, ai priti kaq gjatë për këtë, ka mbledhur të gjitha energjitë e nevojshme”.

Megjithëse të rinjtë janë konsideruar si një grupmoshë jo shumë e rrezikuar nga Koronavirusi, nëse i infektuari vuan dhe nga sëmundje shoqëruese, kjo luftë bëhet gjithnjë dhe më e vështirë. Prandaj dhe rasti i Gavin është cilësuar si një mrekulli.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA