Ëndrra për një strehë dhe familje/ Historia e Meritës së braktisur nga prindërit dhe jetën e ka kaluar konvikteve

01/05/2020 15:36

Merita Bozo, ka lindur ne një vend të pazakontë. Në ditën e lindjes nëna dhe babai e braktisën.

“Kam lindur në 31 dhjetor në kosh të plehrave më gjetën”.

Sot Merita punon si laborante pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndryshe nga shoqet e shtëpisë së fëmijës ajo arriti t’i përfundojë studimet universitare. Merita që nga mosha 15-vjeçare e deri një vit më parë jeta e saj ka kaluar nëpër konvikte.

Dëshira më e madhe një jetimi është ketë familje dhe strehë. Sot Merita nuk ka asnjërën nga këto të dyja.

Nëse te gjithë ne themi që pandemia ka sjellë probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike, për jetimët kjo gjendje nuk ka ndryshuar asgjë, sipas Meritës ata janë te padukshëm për shtetin dhe shoqërinë. /Rudina Muca/

Top Channel