Debat për zgjedhjet në universitete/ Ministria nxjerr një urdhër të dytë, Rektori kundër personelit akademik

01/05/2020 15:31

Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill.

Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan. Ministria e Arsimit nxori një urdhër të dytë për zëvendësimin e datës së zgjedhjeve ne 12 qershor, e fillimin e fushatës me 11 maj.

Por komisioni institucional i zgjedhjeve në Universitetin i Tiranës ka marr vendimin të shpall hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor e anëtar senati. Aplikimet për garën kanë nisur nga 4 prilli dhe përfundojnë me 8 maj. Pavarësisht se në universitet nuk ka asnjë student.

Nga ana tjetër vetë rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një deklaratë për shtyp e konsideron veprimin e personelit akademik të paprecedentë dhe në shkelje të ligjit të arsimit të lartë dhe siguron studentët se shumë shpejt do të zhvillohen të ndershme. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA