Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, humbin jetën të gjitha personat që ishin në bord
Rusia ka raportuar 7.933 raste të reja pozitive me koronavirus, këtë të premte- shifra më e lartë ditore deri më tani.
Kjo do të thotë që totali i përgjithshëm i infektimeve në vend arrin në 114.431 raste.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 96 viktima duke e çuar numrin total në 1,169 vdekje.
Kjo shifër pasqyron numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit. Deri më tani, 100,042 pacientë janë aktivë, ku për fat të keq 2,300 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Lajm i mirë është se 13,220 persona janë shëruar totalisht nga virusi i ri dhe janë rikthyer në shtëpi.
Këto shifra vijnë një ditë pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin u shfaq në televizionin shtetëror duke informuar Presidentin Vladimir Putin me video konferencë se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Top Channel