Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë punëtorët e vendit për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Haradinaj ka thënë se kjo ditë Kosovën e gjen në një kohë kur pjesa më e madhe e ekonomisë ka pushuar, duke thënë se rimëkëmbja është jetike për Kosovën pas kalimit të pandemisë Covid-19 me një qeveri me kapacitete të plota.
“Dita Ndërkombëtare e Punës, na gjen në betejë me Covid-19, kur pjesa më e madhe e ekonomisë sonë ka pushuar. Të vetëdijshëm se do të na duhet kohë për rimëkëmbje, është jetike që Kosova në këtë periudhë ta ketë një Qeveri, e cila mund të punojë me kapacitete të plota, që shteti të ndërmarrë hapa të guximshëm dhe masa të infuzionit për ekonominë tonë, por edhe për t’u bërë krah i atyre që kanë humbur punën, si pasojë e pandemisë. Qëllimi ynë duhet të jetë mirëqenia e punëtorëve dhe konsolidimi i tyre financiar, por edhe fokusi tek të papunët dhe kategoritë sociale. Askush nuk do të braktiset dhe së bashku do t’ia dalim. Mbarë punonjësve të vendit, urime 1 Maji!”, ka shkruar Haradinaj.
Top Channel