Grupe sindikatash në Greqi më rastin e 1 majit kanë protestuar.

Si çdo vit, sindikatat në drejtimin e partisë komuniste, protestuan për të drejtat e punëtorëve në sheshin Sindagma. Masat anti covid, nuk penguan protestën, e cila u zhvillua nën masa të rrepta të distancimit social.

Protestuesit kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe kushte më të mira për ta.

Ata kërkuan lehtësim të masave shtrënguese dhe anulim të disa ligjeve që kanë kaluar në parlament kohët e fundit, që sipas komunistëve greke, shkelin të drejtat e klasës punëtore.

Ata akuzuan sistemin kapitalist për pasurim të pa drejtë në kurriz të punonjësve.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA