Një burrë nga Britania e Madhe, është arrestuar, pasi dyshohet se dhunoi dhe goditi me hanxhar një prostitutë, duke e lënë të vdekur në vend, shkruajnë mediat e huaja.
Neil Henry Elliott, 46 vjeç, akuzohet se dhunoi dhe vrau gruan e quajtur si Onn. Ngjarja ndodhi në qytetin turistik Pattaya. Mendohet, se Henry dhe Onn, kishin kaluar një natë së bashku, duke kryer marrëdhënie dhe konsumuar lëndë narkotike.
Por në mëngjes, ata kanë debatuar mes tyre dhe në debat e sipër, Neil, ka dhunuar dhe më pas ka goditur me thikë disa herë Onn, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekje të menjëhershme. Raportohett se Neil, ka pranuar vrasjen dhe tashmë është vënë nën arrest.
“E gjetëm viktimën në banjë. Ajo kishte plagë të shkaktuar nga thika në qafë dhe kyçin e dorës së djathtë. I dyshuari e takoi viktimën në Soi Buakho dhe e mori në shtëpi. Ai pranoi se kanë konsumuar drogë dhe më pas e ka vrarë”, tha koloneli i policisë Chiddecha Songhong.
Sakaq, Pattya, është një qytet bregdetar në lindje të Tajlandës, është i njohur gjerësisht për industrinë e seksit dhe frekuentohet nga mijëra turistë nga e gjithë bota.
Top Channel