
Marina e Kinës ka njoftuar marrjen në shërbim të dy nëndetëseve të reja bërthamore pak para se flota të shënojë 71 vjetorin e saj.
Luftanijet janë variante të përmirësuara të mjeteve të kategorisë 094 Jin, me objektiv kryerjen e sulmeve raketore ndaj objektivave interkontinentale.
Mes përmirësimeve të dizajnit origjinal 094, përfshihen radarët, sonarët dhe integrimi i silurave të avancuar.
Mjetet do të mbajnë secila 16 silura balistikë JL-2 që më vonë do të zëvendësohen nga ato më të avancuara JL-3, rreth vitit 2025.
Rangu i lundrimit të tyre është 10,000 km. Marina kineze ka aktualisht tetë nëndetëse të tilla, e para prej të cilave ka hyrë në shërbim në 2007.
Një tjetër nëndetëse më e avancuar e klasit 096 është aktualisht në ndërtim, me kapacitet të dyfishtë raketor.
Mjetet e reja priteet të jenë gjithashtu më pak të zhurmshme dhe më të padallueshme se pararendëset.
Por gjithsesi në fushën e raketave balistike Kina është disi prapa Rusisë e SHBA, edhe pse me ritmet aktuale ekspertët presin që ajo të mbyllë hapësirat me to rreth vitit 2030.
Top Channel