“Gangs of London”/ Mafia shqiptare pjesë e saj, aktori tregon detajet

30/04/2020 15:35

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Nebal Basani.

Nebali, prej vitesh jeton në Londër të Britanisë të Madhe, dhe së fundmi së bashku me 4 shqiptarë të tjerë, ka marrë pjesë në serialin “Gangs Of London” (Bandat e Londrës). Në këtë serial, Nebali me miqtë e tij, do të jenë në rolin e mafies shqiptare. Por në serial, thotë Nebali, do të ketë dhe ekspozimin e bandave turke, algjeriane, etj.

“Është pritur mirë nga kritikët dhe të gjitha revistat”, thotë Nebali. Megjithatë sqaron se seriali, përpos pasqyrimit të së vërtetës, në disa momente i lë vend dhe trillimit.

“Në 23 prill kishim permierën, por për shkak të karantinës, u bë permiera nëpërmjet “ZOOM-it”. Është pritur shumë mirë në kritikat, revistat, është pritur shumë mirë. Historia e Gangs Of London ka të bëjë sesi funksionojnë bandat e londrës, ka banda nga Turqia, Algjeria, etj. Unë jam në rolin e mafies shqiptare. Seriali është pritur mirë nga publiku dhe kritika. Në njërën anë seriali na reklamon neve që kemi art në damarët dhe gjakun tonë. Neve lozim thjesht një pjesë të realitetit, sepse është dhe e trilluar pak a shumë. Unë kam agjente në Londër dhe ajo më më tha, do të dali një serial ka rol për shiqpëtar dhe të gjitha dhe më tha ke audicion për këtë, u lumturova pamasë”, u shpreh Nebal.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel