Dhurata e “pazakontë” e aktores bukuroshe për ditëlindjen e parë të vajzës

30/04/2020 18:32

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar aktorja Diellza Kolgeci.

Diellza, para një viti solli në jetë vajzën e saj Helena, e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen. Diellza thotë, se dëshironte që Helenës, ditëlindja e parë t’i shërbente si një formë kujtimi dhe për këtë kishte menduar një surprizë dhe një nismë.

E para, ajo ka kërkuar nga shumë mikesha të saj, personalitete në Kosovë, të dërgonin një mesazh Helenës, që kur t’a shikonte disa vite më vonë, t’i shërbenin si këshilla. Gjithashtu, ajo kishte kërkuar nga kompanitë që Elena punon, të dhuronin për ditëlindjen e vogëlushes, dhurata për fëmijët e prekur nga Kanceri. Sakaq, Diellza, tregon dhe si ka ndryshuar jeta e saj pas lindjes së vajzës.

“Them të drejtën ky vit ka kaluar shumë shpejt, por kur mendoj vitin, po më duket edhe shumë i gjatë. Më herët unë e kam bërë gjumin e rregullt, por këtë vit a kam fjet rreth dy orë. Jo unë e di që kjo është një nga proceset më të lehta, është lindja,  kjo është më e lehtë, kur të rriten është më e rëndë. Tashmë e dimë se ku janë fëmijët, të tjerat kanë për të qenë më të rënda, pra kur ato të rriten. Tashmë është java e shtatë në izolim dhe s’kam kontakt me asnjeri. Mamin e kam parë pas shtatë javësh. Unë kam thënë gjithmonë që pas 5 vitesh do e bëj kështu. Kam dashur që në përvjetorin e parë të ketë një kujtim për Helenën që do të jenë një mesazh, fotografitë e para mbesin. Ideja ime është realizuar edhe pse në këtë kohë pandemie. Ka qenë disa gra t’i dërgojnë një mesazh Elenës. Unë gjithashtu kisha planifikuar që për ditëlindjen e Elenës të ikim dhe të vizitojmë disa vende dhe të ikim tek fëmijët e prekur me kancer. Ramë dakord me kompanitë ku Helena punon si modele dhe kompanitë e tjera, për  t’i dërguar disa dhurata për ditëlindjen e Elenës. Mendoj që nëse fëmijët rriten me këtë edukatë kështu e përcjellin dhe tek të tjerët”, shprehet Diellza

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA