Numri më i ulët i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në gjashtë javët e fundit është parë në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 268 të vdekur.

Në të njëjtën kohë, sipas raportit, numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i infeksionit në vend arriti në 24.543 persona.

Lajmi i mirë është se më tepër se 132,929 persona janë shëruar totalisht nga kjo sëmundje dhe janë rikthyer në shtëpi.

Por nga ana tjetër mbi 79,695 raste janë aktive me Covid, nga të cilat mbi 7,764 persona janë në gjendje kritike për jetën.

Spanja ka qenë nën një nga kufizimet më të rrepta në botë që nga 14 mars, i cili është vendosur të vazhdojë deri të paktën më 9 maj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA