Covid-19/ Kritikoi grumbullimin masiv në funeralin hebre, kryetari i New York kërkon falje

30/04/2020 04:42
Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio ka kërkuar falje publike pasi kritikoi një grumbullim masiv gjatë pandemisë së koronavirusit për një funeral hebre.

Në përgjigje të raporteve për këtë grumbullim masiv të bërë, de Blasio kishte paralajmëruar”komunitetin hebre” që policia do të bënte arrestime të shumta.

Pas kësaj, lideri i New York-ut u kritikua ashpër nga opinioni publik. “Nëse në pasionin tim dhe në emocionin tim thashë diçka që ishte lënduese, më vjen keq për këtë,” deklaroi më vonë De Blasio.

Në fotot e mëposhtme tregohet mbledhja masive që hebrenjtë bënë për funeralin në lagjen Williamsburg të Brooklyn.

FOTO GALERI
4/4
Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA