Sapo konfirmoi shtatzëninë, por babai i fëmijës së Gigi Hadid nuk është Zayn?!

29/04/2020 21:13

Gigi Hadid konfirmoi sot për TMZ se është 5 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë me partnerin Zayn Malik.

Por pa kaluar ende 24 orë nga lajmi i ëmbël, në rrjete sociale nisën “dramat”.

Ish- i dashuri i supermodeles, Tyler Cameron, u vu në shënjestrën e komentuesve në Instagram në një video live teksa stërvitej, të cilët e uronin për beben që ka me Hadid.

“Urime që do të bëhesh baba! Gigi është shtatzënë,” shkruante një ndjekës.

Ylli televiziv megjithatë nuk ka duruar dhe mohoi menjëherë thashethemet duke iu përgjigjur: “E keni të gjithë gabim në komente. Jeni të gjithë të tmerrshëm,”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel