Fotot/ Studimi i Universitetit të Singaporit: Ja kur “shuhet” Covid-19 në Shqipëri dhe në botë

29/04/2020 16:54

Teksa në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 219 mijë viktima për shkak të koronavirusit, një universitet në Singapor ka llogaritur kohën se kur mund të marrë fund koronavirusi në vendet e prekura në botë.

Sipas Singapore University Of Technology And Design në botë pritet që pandemia të marrë fund 100% më 9 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë sipas studimit 97 përqind e rasteve të COVID-19 në botë do të ulen deri në 30 maj të vitit 2020. Studimi parashikon që 99 përqind e rasteve të COVID-19 do të përfundojnë më 17 qershor , 2020.

Mes vendeve që janë analizuar nga studimi i kryer nga Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit është edhe Shqipëria.  Sipas të dhënave të publikuara, vendi ynë mund të ketë zero raste të reja me covid-19 rreth datës 2 gusht.

Kurse, në Itali që është një nga vendet më të prekura në botë, pritet që epidemia të zhduket 100 % rreth datës 10 tetor. Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara që janë edhe vendi më i prekur në botë nga virusi, pritet që të raportohen zero raste të reja në shtator të këtij viti.

Uebsajti siguron monitorim të vazhdueshëm parashikues të zhvillimeve të COVID-19 si një plotësues i monitorimit të rasteve të konfirmuara.

Megjithatë ky mbetet një studim dhe vërtetësinë e tij do të tregojë koha. Prandaj sipas ekspertëve nuk mund të tregohemi të pakujdesshëm.

Më poshtë janë grafikët për disa shtete në botë ku tregohet se kur mund të përfundojë pandemia.

FOTO GALERI
15/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA