E pazakontë! Patrulla e policisë ruan sigurinë e patave, teksa ecin në rrugë

29/04/2020 21:39

Me njerëzit e izoluar në shtëpi, për shkak të koronavirusit, rrugët e qyteteve janë “pushtuar” nga shpendët  e kafshët.

Prej javësh mediat e huaja kanë publikuar pamje, të zebrave, kuajve, kangurëve apo ujqërve, të cilët kanë “zaptuar” qytetet.

Por së fundmi, një familje patash është parë në rrugët e Hampshire, të Britanisë së Madhe. Teksa familja e patave ecte në rrugë, patrulla e policisë kujdesej për sigurinë e tyre.

Pamjet janë vërtetë të pazakonta për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel