Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja e fitness-it Dorina Mema. Ajo tha se qeni i saj “Booja”, është si një njeri për të dhe e mban gjatë gjithë kohës pas vetes. E pyetur nga Bieta se sa ka qenë shuma më e madhe e parave e shpenzuar për “Boojën”, Dorina u shpreh se 1500 euro ka shpenzuar për ta kuruar, pasi ishte sëmurë, ndërsa 80 euro i ka blerë një xhup në Bruksel.

E pyetur për udhëtimin më luksoz që ka bërë “Booja”, modelja u shpreh se ka qenë në Dhërmi. Por thotë se i ka “premtuar” qenit se do të shkojnë bashkë në një ishull të Tajlandës.

“Unë e marr me vete kudo, e njohin të gjithë. Ky është një njeri. Është i dëgjuar shumë. Unë them se i është lutur zotit të më kishte në shtëpi dhe po kënaqet, e shijojnë pafund. Edhe prindërit tanë po kënaqen sepse ne puna na mban paska larg. E shumta që ka bërë bën nevojat. Shtyp ashensorin vetë dhe vet.

Për këtë qen grabis, u sëmur pagova 1500 euro për ta kuruar. I kemi blerë një xhup 80 eruo në Bruksel.

Qenin nuk e kam marrë asnjëherë në avion. Vendi më luksoz Dhërmiu, edhe pse nuk lejoheshin qentë, unë e kam mbajtur. I kam premtuar qenit se do të shkojmë në një ishull pranë Tajlandës, por ndodhi kjo që ndodhi dhe i anuluam”, tha Dorina.

FOTO GALERI
4/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA