WhatsApp thotë se ka parë një rënie prej 70% të mesazheve të përcjellura(forwarded), të cilat mund të përhapin dezinformacion në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Edhe OBSH u ka bërë thirrje njerëzve të ruhen nga përhapja e lajmeve të rreme.

WhatsApp dy javë më parë ndaloi që përdorues individualë të përcillnin një mesazh më shumë se pesë herë dhe ndaloi postimin në shumë grupe në një kohë. Por sipas ekspertëve ka akoma shumë për të bërë në luftën kundër lajmeve të rreme për pandeminë e koronavirusit.

“ËWatsApp është i angazhuar të bëjë rolin tij në trajtimin e mesazheve virale. Ky ndryshim po ndihmon në mbajtjen e WhatsApp një vend për biseda personale dhe private”- tha një zëdhënës i platformës së mesazheve.

Top Channel