Shoferi “shpirtmirë” ndihmon pacientët me Covid-19 të iu plotësohet dëshira e fundit …

28/04/2020 10:10

Koronavirusi ka kapluar të gjithë globin dhe ka marrë jetën e mijërave njerëzve, të cilët nuk patën as mundësinë për ti dhënë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre.

Por Kees Veldober, 60 vjeçari nga Holanda, i cili punon shofer ambulance në një spital, me aq mundësi sa i janë gjendur, gjithmonë i ka ardhur në ndihmë të sëmurëve të cilët vuajnë nga sëmundje vdekjeprurëse.

Kees, i drejton njerëzit e sëmurë, me ambulancën e tij, në vendet që ata kanë dëshirë të shohin për herë të fundit. Një pacient i sëmurë rëndë, kishte dëshirë të shikonte për herë të fundit kalin e tij, një tjetër të lundronte për herë të fundit me varkë. Ndërsa një paciente tjetër dëshironte të shikonte për herë të fundit një fushë plot e përplot me tulipane (lule karakteristike në Holandë).

“Ne i plotësojmë dëshirat pacientëve edhe tashmë në kohë pandemie. Holanda nuk është në bllokim të plotë, kështu që gjejmë mundësi për të lumturuar sadopak pacientët në ditët e fundit të jetës. Ne na lejohet që të shkojmë në hapësira të hapura, në kopshte me lule, në kopsht zoologjik, në park”, u shpreh shoferi 60 vjeçar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel