Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër në afërsi të Urës së Bunës.

Sipas burimeve i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dy plagë

Ai është dërguar me urgjencë për në spital, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.\

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është  bërë i mundur  identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA