Masat e koronavirusit; Policia në Nigeri ka vrarë më shumë njerëz sesa vetë virusi

28/04/2020 16:17

Një grupim nigerian i të drejtave të njeriut tha sot se forcat e policisë duke ushtruar zbatimin e rregullave të bllokadës së koronavirusit, në disa pjesë të Nigerisë kanë vrarë më shumë njerëz sesa vetë virusi.

Provat e vrasjeve vijnë nga dëshmitarë dhe denoncues që i kanë dërguar në Komisionin Kombëtar të të Drejtave të Njeriut.
Aty thuhet se autoritetet kanë vrarë 18 njerëz në Nigeri që prej vendosjes së masave të izolimit më 30 mars, në një kohë kur epidemia e koronavirusit ka vrarë 12 njerëz.

Nigeria ka një popullatë prej 200 milionë njerëz dhe ka raportuar 407 të infektuar me koronavirus, por trembet se mund të ketë një shpërthim në pjesët e mbipopulluara të vendit.

Forcat e sigurisë në Nigeri kanë prej kohësh një reputacion brutaliteti.

Të paktën 1,476 njerëz janë vrarë nga agjencitë shtetërore vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas Këshillit të Marrdhënieve me Jashtë.

Në raportin e tij mbi periudhën e koronavirusit në Nigeri grupi i të drejtave të njeriut thoshte se ka dokumentuar “8 incidente të veçanta ku janë vrarë 18 njerëz”.
Në total grupi thoshte se janë marrë mbi 100 ankesa nga 24 rajone të Nigerisë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA