I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë/ Prokuroria kërkon 15 vjet burg për Domart Konjarin

28/04/2020 11:23

Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë.

Ai u deklarua fajtor për ” pastrim të produkteve të vepres penale” që dënohet me 5 vjet burgim, për “trafikim narkotikësh” dhe ” kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” që dënohen me 12 vjet burgim, ” krijimin e organizatës kriminale” 5 vjet burgim, ” korrupsion aktiv” 1 vit burgim, “falsifikim pasaporte” 1 vit burgim, por të gjitha këto u konvertuan në një dënim të vetëm me 15 vite.

Ndërkohë seanca e radhës u vendos për më 12 maj.

Domart Konjari u arrestua rastësisht duke lënë Shqipërinë fundvitin e 2015-s me një pasaportë false, ndërkohë që rezultoi se ai ishte në kërkim nga Franca si trafikant i një rrjeti që shiste kokainë e heroinë në Marsejë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e mbajti vetëm një muaj në paraburgim të dyshuarin, i cili pasi siguroi masën e detyrimit me paraqitje u arratis në drejtim të paditur.

Në atë kohë pati reagime të forta edhe nga ambasadori i Francës, që akuzoi se po sabotohej puna e autoriteteve franceze. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi falje në emër të gjykatave shqiptare.

Top Channel