Fotografitë komprometuese/ Rita Ora, “molla e sherrit” që çoi në ndarjen e çiftit

28/04/2020 10:55

Ish e dashura e yllit televiziv, Joey Essex ka deklaruar se i dha fund marrëdhënies më këtë të fundit, pasi ai “kaloi natën nën shoqërinë e Rita Orës”.

28-veçarja Lorena Medina tha se mes tyre pati një grindje të madhe, fill pasi Joey u fotografua duke hyrë në shtëpinë e Rita-s. Më pas ai qëndroi aty për 13 orë duke u përpjekur t’i shmangej paparacëve. Më pas, secili, si për të fshehur gjurmët u largua me makinën personale.

Kështu Lorena dyshoi se Joey e tradhtoi dhe që prej atij momenti shkëputi çdo kontakt.

“Ai ishte dashuria e jetës sime. Isha gati të kisha fëmijë me të. Flisnim çdo ditë rreth martesës”, rrëfeu e reja për “The Sun” të dielën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel