Protokolli i kuq i vendosur nga qeveria në mënyrë që të nis puna në fasoneri nuk është pritur mirë nga drejtuesit e fasonerive.

Përdorimi i dorezave, maskave, distanca 2 metër nga njëri punonjës tek tjetri apo dhe udhëtimi me furgonat e posaçëm janë disa nga pikat që asnjë prej këtyre drejtuesve nuk mendon të realizojë kjo sepse sipas tyre puna bllokohet.

“Nuk vijon dot puna sepse punëtorët nuk punojnë dot me doreza ata qepin dorezat çahen, distanca nuk bëhet dot sepse ata punojnë zinxhir. Maskat iu marrin frymën janë 8 orë në punë nëse punojmë me këto masa humbasin prodhimin bllokohet puna”.

Në Krujë janë 27 fasoneri por në rang kombëtar sigurisht më tepër çka do të thotë se edhe pika e kërkesës ” Një mjek për çdo fasoneri nuk plotësohet” sipas tyre edhe këtu protokolli i kuq ka probleme.

“Në Shqipëri janë përshembull 600 fasoneri nga një mjek për secilën 600 mjek ne i kemi a si kemi 3000 mjek në Shqipëri”.

Një kërkesë tjetër është paga e luftës.

“Punëtorët tani duhet të marrin 260 mijë lekëshin nga qeveria të përfshihen në pagën e luftës”

Ideja është e qartë, fasoneritë nuk kanë ndërmend të nisin punën deri kur qeveria të vendos te rikthejë protokollin e gjelbër.

Top Channel