Riatdhesimi/ Kur mund të kthehen shqiptarët e bllokuar në SHBA dhe kur mund të shkojnë amerikanët në vendin e tyre

27/04/2020 12:27

Riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.

Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.

Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, (numri i vendeve është i limituar) ju lutem komunikoni sa më parë me:

Email : [email protected]
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602

Ndërkohë sa u takon qytetarëve amerikanë në Shqipëri, që kërkojnë të shkojnë në vendin e tyre, Ambasa Amerikane, përmes një njoftimi sqaron:

?? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro. Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në [email protected]
Për më shumë informacion, klikoni këtu ? https://bit.ly/2YkFRL5

Top Channel