“Refuzoj të flak sakrificat e popullit”/ Boris Johnson paralajmërim kundër lehtësimit të masave Covid-19

27/04/2020 11:14

Kryeministri britanik Boris Johnson u rikthye në punë një muaj pas diagnostikimit me koronavirus dhe pasi kaloi një periudhë kohe në kujdes intensiv.

Johnson deklaroi se vendi është në pikën e “ rrezikut maksimal” dhe se nuk do t’i zbusë shumë shpejt masat e izolimit.

“Vala tani po fillon të kthehet. Ju kërkoj ta frenoni padurimin tuaj sepse besoj që po i afrohemi fundit të fazës së parë të këtij konflikti.”

Kthimi i Johnsonit vjen në kohën kur janë shtuar kritikat ndaj qeverisë për mungesë të testimeve dhe mjeteve mbrojtëse për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor. Ministrat e qeverisë britanike janë nën presion edhe për përgatitjen e një plani të zbutjes së masave të izolimit. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë të konfirmuar 154,037 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Mbi 20 mijë pacientë kanë vdekur nga sëmundja COVID-19. Një numër vendesh në botë kanë njoftuar lehtësime të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në ndërkohë numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë ka mbërritur në gati 3 milionë, me rreth 206,000 vdekje. Ekzistojnë dyshime për raportime të dyshuara të numrave, testime të kufizuara dhe infeksione asimptomatike, madje edhe fshehje të qëllimshme nga disa qeveri.

Më së shumti dyshime ka për Kinën dhe raportimet nga atje, të nxitura pjesërisht nga akuzat ndaj qeverisë, për të cilën thuhet se fillimisht u përpoq të fshihte shtrirjen e vertetë të sëmundjes. Në vendet perëndimore, numri i vdekjeve po jep shenja rwnieje ndwrsa masat e izolimit gradualisht po lehtësohen, për të rihapur ekonomitë e rrënuara.

Top Channel