Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali nga virusi i ri Covid-19.

Nga shifrat e publikuara, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 333 persona të tjerë si pasojë e koronavirusit me origjinë nga Kina, duke e çuar numrin total të viktimave në 26.977.

Kujtojmë se, ditën e dielë Italia numëroi 260 humbje jete, një nga shifrat më të ulëta që nga mesi i muajit mars.

Për fat të keq ka zgjatur vetëm një ditë ulja e numrit të viktimave të reja nga koronavirusi, por lajm i mirë është se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve të reja me 1.739 të prekur në 24 orë. Në total në vendin fqinj janë infektuar nga Covid-19, 199.414 persona në total.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA