Është e re, e pasur, dhe ikonë mode në Instagram. Nuk është çudi që miliarderja 22 vjeçare, Kyliue Jenner, të eksperimentojë me “look-un” e saj në karantinë.

Ylli i reality show ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet ndryshe. Mamaja e të voglës Stormi ka errësuar ngjyrën e flokëve e i ka shkurtuar gjatësinë, si dhe në postimin e fundit ka provuar një grim të veçantë.

“Eksperimentimi me makeup-in më ka argëtuar. Po ju?” shkruan Kylie, teksa duket mahnitëse në selfie-en para pasqyrës.

Top Channel