Maskat dhe dezifektantët janë produktet më të kërkuara gjatë pandemisë Covid 19. Por gjithashtu ky fluksi kërkesash po shfrytëzohet nga tregu i paligjshëm i krimit për të mashtruar me cilësinë, çmimet apo kontrabandën. Krimi ekonomiko financiar në policinë e shtetit deklaron se ka administruar disa kallzime veçanërisht për maskat dhe alkoolin.

Dosja e parë nën hetim u hap pas kallëzimit të administratorit të një kompanie në Tiranë që mbulon tregun me veshje mbrojtëse. Shtetasi K.H deklaron në polici se porositi on line 10 mijë maska.

Dërgues në këtë rast do ishte kompania kineze për inport-eksport, të cilës me xhiro të përshpejtuar i janë paguar 13 mijë dollarë. Por pasi ngarkesa nuk është sjellë në Shqipëri administratori K.H i është drejtuar policisë për të ndërhyrë.

Rezulton deri me tani pohon një burim se adresa ku është kryer pagesa mund të jetë piratuar, ndaj dhe hetimet kanë nisur për verën mashtrim kompjuterik.

Por një hetim i iniciuar nga policia ndaj një llogarie në instagram që ofronte maska ka shtuar dyshimet e kontrabandës.

Për këtë qëllim një agjente ka porositur 100 maska në web sitin që ofronte maska dhe në momentin kur është kryer dorëzimi i tyre u konstatua se  shtetasi E.H. dispononte edhe17 pako të tjera të porositura nga individë të ndryshëm. Pasi u shoqërua në polici ky shtetas tregoi se punonte në një kompani dyshekësh dhe pasi kishte humbur vendin e punës u kontaktua të punonte ai shpërndarës maskash.

Polica dyshon që sërish maskat ishin porositur në Kinë dhe shoqëria në fjalë nuk ka kryer deklarimin.

Ai këto episode mjaft raste të tjera janë nën hetim por për shkak të pandemisë të gjithë të dyshuarit po procedohen në gjendje të lirë.

Top Channel