Ina: Përjetova gjendje shoku, kur Geri doli në takim me Antonetën

26/04/2020 17:31

Mund të tingëllojë çuditshëm, por Ina dhe Geri nuk do të jenë më pjesë e rubrikës “PërPuthen në “E Diell”. Ndonëse tashmë ata e kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin dhe kanë formuar një çift.

E gjithë ecuria e tyre gjatë emisionit ka qenë me shumë ulje ngritje. Keqkuptimet nuk kanë munguar, por edhe xhelozitë po ashtu. Një moment xhelozie, në puntatën e fundit të çiftit në emision, zbuloi dhe Ina.

Ajo tha se nuk është ndier mirë kur Geri ka dalë me Antonetën, madje ka përjetuar gjendje “shoku”, edhe pse ata (Ina dhe Geri) kishin bërë vetëm një takim së bashku. Ndërsa atë që Ina nuk ka “përtypur” dot, është momenti që Geri ka dalë në një takim me Edonën, sepse ajo e kishte “nuhatur” që ishte një lojë e pisët e Gerit.

“Silvio u mirëprit sigurisht, fanpaget e mia kanë një tendencë që shkojnë me atë që shkoj unë. Por në momentin që hyri Denisi u hapën disa fanpage Ina Denis. Unë kam vënë re që mbështetësit e mi i kanë aprovuar të gjitha, takimet kanë qenë shumë polemike. Kur ka dalë Antoneta me Gerin, mua më ka bërë përshtypje shumë të madhe. Në video bëhet qartë që unë kam ngrirë duke buzëqeshur. Kur e pash në tv, më vinte ta shqyeja veten. Se kisha me Gerin dhe Antonetën por ishte një buzëqeshje që i thoja Ina pse po të ndodh. Ishte diçka që unë e kisha parashikuar, sepse ky ka të gjithë të drejtën e botës, unë aty isha në shok, nuk e dija çfarë ndjeja. Nuk ishte si reagimi kur doli me Edonën. Geri kishte bërë disa premtime, kishte përjetuar atë daljen me Antonetën diçka të keqe. Dalja me Edonën, më erdhi shumë inat, sepse arrij ta parashikoj për çfarë e  bëri atë veprimin. Nuk më pëlqeu si gjest sepse unë e kam cilësuar sinqeritetin e Gerit, por s’më pëlqen kur njerëzit bëjnë lojë të pisët”, tha Ina.

FOTO GALERI
7/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA