Një grua 61-vjeçare nga lagjja “18 Tetori” në Lushnje ka rezultuar pozitive me Covid-19.

61-vjeçarja prej 1 jave ka shfaqur shqetësime si kollë dhe temperaturë.

Sipas informacioneve të mara, 61-vjeçarja jetonte e vetme dhe deri tani nuk dihet burimi i infeksionit. Drejtoria e Shërbimit Shëndetësor në Lushnje po e heton këtë raste dhe personat që kanë kontakt me gruan.

Top Channel mëson se dy personat që kanë patur kontakte me shume me 61-vjeçaren janë dhëndri dhe djali për të cilët po merren tampone. Aktualisht 61-vjeçarja ndodhet e izoluar në shtëpine e saj.

Top Channel