Administrata Trump thotë se Kina po përpiqet të vjedhë hulumtimet e koronavirusit pasi zyrtarët paralajmërojnë se kanë parë një valë në rritje të sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane dhe institucioneve mjekësore

Një zyrtar që ka njohuri të drejtpërdrejta për këto sulme tha se në shënjestër të tyre kanë qenë spitalet, laboratoret hulumtuese, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë farmaceutike, shkruan CCN.

Sipas tij, Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore, i cili e mbikëqyr Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, është përfshirë nga sulme të përditshme kibernetike.

Ky zyrtar shtoi se dyshimet kryesore për autorësinë e këtyre sulmeve janë Kina dhe Rusia, duke u bazuar në madhësinë dhe qëllimin e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA