Me një mushkëri dhe 75 vjeç/ Gjyshi fiton betejën me koronavirusin!

25/04/2020 10:45

William Burns do t’i provonte botës se koronavirusit mund t’i bësh ballë edhe kur rrethanat s’janë fort në favorin tënd.

Pas 4 javëve të vështira në spital, ku pati probleme me frymëmarrjen, 75-vjeçari, i cili ka funksionale vetëm njërën mushkëri mundi të shërohej nga pandemia Covid-19.

Dje, i moshuari mundi të ikte nga spitali Crosshouse në Aurshire, Skoci, mes duartrokitjeve të personelit mjekësor. Më përpara 75-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë kancerit të prostatit, ku në 2007-n u detyrua të hiqte njërën mushkëri pikërisht prej sëmundjes.

Burns, baba i 5 fëmijëve dhe gjysh i 14 nipërve e mbesave u izolua në spital dhe për 14 ditë nuk pati asnjë kontakt fizik me asnjë prej njerëzve të tij të dashur.

“Është mrekulli që unë arrita t’ia dilja. Besoj në forcën e trurit. Në asnjë moment nuk kam menduar se nuk do ia dilja. Kam qenë sëmurë dhe më përpara por ky ishte më i keqi. Më kishte munguar ajri i pastër dhe është fantastike të kthehesh në shtëpi e të flesh në krevatin tënd”, tregon Burns.

Top Channel