Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se mjekët kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.

Statusi i saj:

Distancimi fizik është arma më e fortë që kemi në dorë për frenimin e transmetimit të #COVID19.

Mjekët, infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.

Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e #COVID19 më shumë se 43000 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë!

 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA