Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij
29/05 22:40
Franca ndaloi shitjen online të prodhimeve të nikotinës dhe kufizoi shitjen e tyre në barnatore, pasi hulumtuesit sugjeruan se nikotina mund të luajë rol në mbrojtjen kundër koronavirusit.
Rregullat e reja mbulojnë produkte si çamçakezët ose fashat e nikotinës, të krijuara për të ndihmuar njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit. Javën e kaluar, të dhënat nga një spital në Paris kanë sugjeruar se duhanpirësit kanë më pak gjasa që të preken me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Studimet në Francë pritet të vazhhdojnë. Franca, deri më tash, ka regjistruar mbi 22,000 viktima nga koronavirusi. Autoritetet planifikojnë t’i heqin gradualisht masat e izolimit nga 11 maji.
Top Channel