Covid-19, kryebashkiaku shkakton reagime: Pazarin duhet ta bëjnë burrat, se gratë vonohen shumë

25/04/2020 11:54

“Pazarin në këtë kohë pandemie duhet ta bëjnë burrat”, është shprehur kryebashkiaku i Osakës, qytetit të tretë më të madh në Japoni dhe ka arsye përse.

Sipas tij, gratë ndikojnë në tejmbushjen e marketeve për shkak se vonohen shumë në zgjedhje. Deklarata e tij vjen në një kohë kur numri i të infektuarve në Japoni është rritur; një deklaratë kjo e cila nuk u prit aspak mirë.

Deri tani, janë regjistruar mbi 12 mijë të infektuar dhe 345 të vdekur në vend. Kryebashkiaku tha se burrat që bëjnë pazar do të pakësojnë rrezikun e përhapjes së virusit, sepse kalojnë më pak kohë në dyqane.

“Gratë vonohen shumë, sepse mendohen cila është zgjedhja më e mirë,” tha Matsui për gazetarët. “Burrat marrin me shpejtësi atë që u duhet dhe nuk rrinë në market – kështu shmangin kontaktin me të tjerët.”

Komenti në fjalë e shtyu gazetarin e njohur, Shoko Egawa të shkruante në Twitter: “Njerëzit që s’dinë asgjë për jetën e përditshme nuk duhet të flasin publikisht.”

Top Channel