Të burgosurit hapin zjarr e djegin qelitë, karantina e koronavirusit përfundon në kaos

24/04/2020 20:15

Të shtëna armësh dëgjoheshin sot nga një burg në Argjentinë teksa të burgosurit ishin ngritur në revoltë për të dalë nga institucioni, prej frikës së infektimit nga koronavirusi.

Mediat thonin se të burgosurit hapën zjarr me armë dhe dogjën qelitë, ndërsa dhjetra prej tyre ishin liruar dhe kishin marrë kontrollin e një sektori të ndërtesës Carcel Devoto në periferi të Buenos Aires. Ngjarja është ende në zhvillim.

Revolta nisi mëngjesin e sotëm pas raportimeve se një punonjës i shërbimeve të burgut kishte dalë pozitiv me Covid-19, sipas mediave vendase.

Ato raportonin më tej se 40 të burgosur të njësisë 1 morën kontrollin e sektorit, dolën në çatinë e tij dhe nisën të qëllonin me gurë nga rruga.

Një nga të burgosurit në çati kishte një pankartë ku thuhej: “Refuzojmë të vdesim brenda në burg.”

Një tjetër prej tyre foli për mediat: “Kemi raste të konfirmuara koronavirusi, janë disa njerëz dhe nuk kemi asnjë lloj mjeti mjekësor mbrojtës”.

Një dëshmitar që kishte filmuar kaosin në burg nga jashtë tha: “Ka një kryengritje në burgun e Villa Devoto– ka zjarre dhe të shtëna në një nga sektorët.”

Një kalimtar tha: “Zjarre dhe të shtëna armësh janë raportuar si pasojë e infektimit me Covid-19 në burgun e Carcel Devoto në Buenos Aires.”

Burime të policisë thonin se po prisnin qetësimin e gjendjes për të nisur negocjata të mundshme me të rebeluarit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel