Spektakël nga karantina/ Bukuroshja turke “bën surf” brenda në apartament

24/04/2020 22:31

Këto ditë të qëndruarit në shtëpi si pasojë e koronavirusit, disa njerëz janë duke i përjetuar shumë keq. Por disa të tjerë, aktivitetet që bënin në një ditë normale, nuk kanë ndalur t’i bëjnë edhe në shtëpi. Njëra prej tyre është Yesmin Özer, e apasionuar së tepërmi me sërfin.

Ajo ka përdorur një dërrasë surfi, tharëse flokësh dhe ka improvizuar sikur po “vallëzon” me dallgët e oqeanit. Tharësen e flokëve, bukuroshja turke, e ka përdorur për të stimuluar flladin e erës.

E gjitha është realizuar brenda apartamentit të saj në Zvicër, gjatë qëndrimit në karantinë, si pasojë e COVID-19. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel