“Një rast unik” është cilësuar ai i modeles 23-vjeçare Bianca Dobroiu me origjinë rumune, e cila rezulton pacientja zero e Bolonjas së Italisë.
Sipas “Corriere della Sera”, e reja vazhdon të jetë pozitive për plot 57 ditë. Ndonëse e reja tashmë ndihet shumë më mirë, nuk paraqet temperaturë apo simptoma të tjera, testet e tregojnë pozitive. Pasi ka kryer gjashtë të tilla, në një status në Facebook, Bianca shprehet se ndihet e lodhur nga e gjitha kjo situatë dhe se thjesht “nuk mundet më”.
Ajo u nxor spitali më 6 mars ku më pas ka vazhduar të qëndrojë në vetëizolim, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte kritike. Prej kësaj kohe, Dobroiu vazhdimisht i është nënshtruar testeve të COVID-19 dhe katër herë ka rezultuar pozitive, kurse në një rast rezultatet kanë qenë shumë të paqarta. Testi i saj i fundit – i gjashti që është realizuar gjatë javës së shkuar, gjithashtu ka rezultuar të jetë pozitiv.
“Pacientja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por testet vazhdojnë të tregojnë se ajo është pozitive. Jemi duke e hulumtuar me kujdes rastin e saj. Mesa dimë, askush deri më tani në Itali nuk ka rezultuar kaq gjatë pozitiv në testet e COVID-19. Kjo gjendje zgjat jo më shumë se katër javë”, ka deklaruar infektologu Lussiano Atard.
Top Channel