Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Një polic në Korçë është plagosur me mjet prerës, saktësisht thikë. Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se bëhet fjalë për efektivin Spartak Zotka.
Mësohet se shkak i plagosjes ka qenë një gjobë e vendosur prej efektivit ndaj autorit të ngjarjes.
Zotka, punonjës i rendit është goditur me thikë në pjesën e fytyrës, teksa ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të Korçës.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel