Një studente e kthyer nga Nju Jorku mund të ketë infektuar 70 vetë në Harbin të Kinës thonë mediat britanike, e kjo ka bërë që zyrtarët kinezë të vendosin masa të rrepta izolimi në qytetin me 10 milionë banorë.

Grumbullimet janë ndaluar dhe komuniteteve atje u është kërkuar të vëzhgojnë më kujdes vizitorët nga jashtë. 22 vjeçarja ishte kthyer në shtëpi në 19 mars.

Vajza e identifikuar vetëm si Han, kishte qëndruar në karantinë për 14 ditë, nuk kishte shfaqur asnjë simptomë dhe kishte rezultuar negative në testin e tamponit, e madje ajo kishte dalë e pastër edhe nga testet e antitrupave të cilat duhet të kishin treguar se e kishte kaluar infeksionin.

Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se ajo ka qenë një “bartëse e fshehtë” dhe e ka shpërndarë virusin tek fqinjët e saj, pasi ka kontaminuar pallatin. Vetëm pas dy testesh të tjera, u pa se vajza në fakt, kishte zhvilluar antitrupa. Prej saj, sëmundjen mendohet ta ketë marrë një fqinj, i cili ia ka përhapur dhjetëra vetëve.

Top Channel