Një studente nga Essex ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit të saj duke u cilësuar edhe si “Slimming World’s Young Slimmer of the Year 2020”.

Holly Bolton 18 vjeçe ka pushtuar faqet e mediave të huaja me suksesin e arritur. Ajo në moshën 11 vjeçare ishte shumë e shëndoshë dhe vishte rroba të masës 24, ndërsa tani vesh rroba të masës 8.

“Ndihesha shumë e bullizuar në shkollë. Nuk mendoja se mund ta arrija të dobsohesha ndonjeherë pa ndërhyrje kirurgjikale. Por një ndërhyrje e tillë në atë moshë ishte e rrezikshme. Fillova disa dieta por tek unë nuk po jepnin efekt.
Pastaj fillova palestrën. Isntruktori më motivonte shpesh. Pas pak kohe fillova ta doja palestrën dhe kur vura re ndryshimet e para fillova ta pelqej veten”- tha 18 vjeçarja.
Ju ftojmë të shikoni ndryshimin e bërë me anë të fotove të mëposhtme:

FOTO GALERI
1/9

Top Channel