Një shqiptarë në Angli është prangosur pasi është “tradhtuar” nga një tubë uji. Top Channel duke iu referuar medias angleze raporton se Gentjan Korra, 32 vjeç ishte përfshirë në rritjen e Kanabisit në një shtëpi që u zbulua pasi një tubë shkarkimi nxirrte pa pushim ujë.

Komshinjtë këtë e kanë raportuar si një defekt por punonjësit e ujësjellësit të ardhur për të parë problemin kanë konstatuar se shtëpia ishte modifikuar për rritje kanabisi.

Policia u njoftua dhe gjeti 140 rrënjë kanabis e arrestuar Gentjan Korrën i cili do të gjykohet me datë 22 Maj.

Top Channel