Silueta e një supermodeleje/ Naomi Campbell rrëfen se ha vetëm 1 vakt në ditë dhe ja kur

23/04/2020 10:42

Supermodelja Naomi Campbell ka rrëfyer se ushqehet vetëm një herë në ditë. 50-vjeçarja tregon se ha darkë në kohën e drekës dhe kaq është e gjitha; duhet të presë të nesërmen për t’u ushqyer sërish.

“Ha drekë dhe dreka është darka ime, sepse unë ha vetëm një herë në ditë”, mësohet të ketë thënë Campbell sipas “The Sun”.

E pyetur mbi ditën e javës në të cilën supermodelja e shkel me të dyja këmbët regjimin, ylli i pasarelave u shpreh:

“E diela është dita në të cilën llastoj vetën. Bëj ëmbëlsira, puding dhe kek.”

Naomi u ruhet produkteve të bulmetit dhe glutenit në gatimet e saj, ndërkohë që ka pranuar se shpesh, në të shkuarëm, disa ditë përpara një shfaqjeje mode i është dashur të minimizojë në ekstrem ushqimin për ditë të tëra.

“Ha kur e ndjej që duhet ta bëj dhe asnjëherë nuk e lë veten të “vdes nga uria”. Nëse nuk dua të ha në ndonjërën prej ditëve, nuk ha- thjesht pi ujë dhe lëngje. Varet se si ndihem. Kur është vapë, shpesh më vjen thjesht të konsumoj lëngje.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel