U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Teksa bëhet thirrje për shmangie absolute të grumbullimeve masive, çifti Jennifer Lopez dhe Alexander Rodriguez iu bashkuan festës së 12-vjetorit të vajzës së tij, Ella AlexanderRodriguez në Miami.
Në fotografitë e mëposhtme duket se si dy partnerët përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme sa i takon mbrotjes me maska dhe distancës sociale. Në festë ishte e pranishme edhe nëna e Ella-s, Cynthia Scurtis, 47 vjeç, – ish-gruaja e Aleksit, të cilët ishin të martuar nga 2002 deri në 2008.
Në një moment, të cilësuar në media si “i sikletshëm” 50-vjeçarja J-Lo u zhvesh duke nxjerrë në pah të brendshmet e saj. Gjithashtu e pranishme në ditëlindje ishin motra e Ella-s, Natasha Rodriguez, 15 vjeçe, dhe fëmijët e J-LO-së, nga martesa e saj me Marc Anthony, si dhe anëtarët e tjerë të rinj të familjes.
Pavarësisht se të gjithë u përpoqën të ishin korrektë ndaj masave shtrënguese të Covid-19, numri i të ftuarve ishte relativisht i lartë, përfshirë një djalë që kujdesej të filmonte gjithçka.
Top Channel