Në ditëlindjen e 2-të! Mesazhi i fshehur pas pesë fotografive të princit Louis

23/04/2020 09:57

Teksa princi i vogël Louis feston sot 2-vjetorin e tij, vetëm disa orë më parë qarkulluan kudo në mediat britanike pesë fotografi të vogëlushit, shkrepur nga e ëma, Kate Middleton në fillim të muajit.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur që ndajnë pesë fotografi të reja përpara ditëlindjes së dytë të Princit Louis”, tha Kensington Palace në një deklaratë.

Në shkrepjet e realizuara, duart e Louis-it shfaqen të lyera me bojëra të shumta, çka nuk është  e rastësishme.

Si shumë fëmijë të tjerë në Britani apo edhe SHBA, Louis përcolli kështu mbështetje  për punëtorët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në këto kushte të pazakonta pandemie.

Familja mbretërore me pesë anëtarë (përkatësisht Kate Middleton, princi William, princesha Charlotte dhe princi George) aktualisht gjendet e  izoluar në Anmer Hall, në Norfolk.

 

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel